Numërimi i votave i afrohet fundit PDF Print E-mail
Written by Freddi   
Tuesday, 30 June 2009 10:07
 Dy ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri, rezultati mbetet i përafërt. Duket se do të ketë një foto finish të zgjedhjeve të 28 qershorit. KQZ thotë se janë numëruar 75 përqind e votave.

“Jemi shumë pranë fundit të përfudimit të votimit. Nga rezultatet e tanishme, aleanca e djathtë, "Aleanca për Ndryshim" ka një avantazh të lehtë në raport me "Bashkimin për Ndryshim", koalicionin e majtë, por gjithçka mbetet të shihet me numërimin e të gjitha votave,”- tha Leonard Olli, zëdhënës i KQZ-së.

Rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve do të duhej që të ishin shpallur që të hënën në ora 17, por KQZ pranoi se ka vonesa për shkak të sistemit të ri të numërimit të votave, por edhe për shkak të mos trajnimit të duhur të anëtarëve të komisionbeve, për çka fajësohen subjektet politike që nuk i kishin dërguar emrat e tyre me kohë.

Vetë partitë ndërkohë theksojnë se transparenca është më e rëndësishme se sa shpejtësia me të cilën mund të shpallen rezultatet, edhe pse bëhet thirrje që procesi i numërimit të mbarojë sa më shpejtë.

Krerët e partive kryesore PD edhe PS, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë deklaruar se pas përfundimit të plotë të votave, do të jenë fituesit e zgjedhjeve.

Last Updated on Tuesday, 30 June 2009 10:09
 
Banner
Copyright © 2010 . All Rights Reserved.
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.